LAJMI I FUNDIT:

“Rokerët” i mposhtën “Reperët” në “Super Sfida”

“Rokerët” i mposhtën “Reperët” në “Super Sfida”

Mbrëmë në shoun garues “Super Sfida”, përballë njëri tjetrit ishin ekipi i “Rokerave” dhe ai i “Reperave”, në një garë shumë interesante.

Ishte një duel shumë i tensionuar, ku në çdo lojë rezultati ishte i përafërt, duke kaluar në epërsi herë njëri ekip herë tjetri.


Epërsia vazhdimit sillej nga 5 deri në 10 pikë, situatë kjo që krijonte vazhdimisht dramë, tension dhe show.

Në luftën me jastëk u krijua shoë i madh, ku anëtari i ekipës së rokerëve, Besim Bunjaku (Xuxi) fitoj dy rounde kundër anëtarit të ekipit të Reperëve, Getinjos, derisa Baby Gee, tregoi aftësi të jashtëzakonshme, duke dëshmuar se përveç se është këngëtare, ajo mund të jetë edhe një sportiste e hatashme.

Baby Gee, fitoi dy runde përballë Bardh Bunjaku (ANDOS), duke krijuar shoë dhe habitur të gjithë publikun. Gjithashtu edhe te gara “Samurai” – fikja e qirinjve me shpatë, reperja ishte shumë e shpejtë dhe doli fitimtare.

Veli Sahiti (Trix), në lojen mini golf, e fitoj garën dhe kishte një përkrahje të madhe nga publiku. Xuxi u dallua me përkushtim të madh, duke organizuar dhe motivuar ekipin në çdo lojë.

Getinjo si organizator i ekipit të reperëve, u mundua në çdo lojë të e motivojë ekipin, dhe në çdo lojë ishte ai që kishte dhënë ide se si të garojnë anëtarët e ekipit të tij.

Në lojën e fundit “Bolling Symbyllas”, u krijua atmosferë humori që bëri audiencë në studio të qeshnin me lot.

Ndryshe, për ekipin e “Rokerave”, garuan: Naim Bunjaku (Xuxi), Veli Sahiti (Trix), dhe Bardh Bunjaku(Andos), ndërsa për ekipin “Reperat”, garuan: Getinjo, Baby Gee dhe Endri./Telegrafi/

13170667_838268586277380_1699023617_o (1)