LAJMI I FUNDIT:

Rojet mbetën të habitur kur tufa prej shtatë elefantëve hyri në kompleksin banesor (Video)

Rojet mbetën të habitur kur tufa prej shtatë elefantëve hyri në kompleksin banesor (Video)

Tufa prej shtatë elefantëve i kanë hutuar rojat e sigurisë në një kompleks banimi në Coimbatore të Indisë, kur u paraqitën aty gjatë mesnatës.

Kafshët gjigante lëvizën nëpër rrugë dhe oborret e shtëpive, ndërsa nxorën me rrënjë disa barishte, transmeton Telegrafi.


Gjatë qëndrimit prej afro një ore, nuk shkaktuar ndonjë dëm në ndërtesa apo vetura. Pasi përfunduar shëtitjen e pazakontë, elefantët shkuan në një plantacion bananesh ku kryen dëme të konsiderueshme.

Ky është rasti i parë kur elefantët kanë hyrë në atë kompleks, madje gjatë orëve të natës ku zakonisht janë duke fjetur. /Telegrafi/