LAJMI I FUNDIT:

Rohde: Zbatimi i marrëveshjes dhe shmangia e çdo tensioni është nevojë e kohës

Rohde: Zbatimi i marrëveshjes dhe shmangia e çdo tensioni është nevojë e kohës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se presin zbatim të plotë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksit të dakorduar në Ohër.

Ai më tej theksoi se të dy vendet duhet të shmangin çdo tension.


“Ne kemi bërë një deklaratë për këtë dhe nevoja e kohës përveç zbatimit është edhe shmangia e çdo tensioni për ndonjë temë tjetër. Ajo që na nevojitet është që të dy palët tani duhet së bashku në mënyrë konstruktive të arrijnë përparim që është i rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve”, ka deklaruar ai.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklarimet e liderëve në Beograd, veçse ka theksuar se presin zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

“Dua të them se ne e mbështesim plotësisht përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak në përpjekjet e tij për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër, dhe siç e kemi thënë Kosova, dhe ju e dini, zbatimi i plotë është nevojë e kohës, dhe kjo është ajo që ne presim”, ka shtuar ai, raporton kp.

Më tej, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka thënë se pret së shpejti takim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të pyesni palët për këtë, unë nuk mund të përgjigjem për ta, shpresoj se së shpejti do të ketë një takim, sepse zbatimi do të thotë që ju duhet të filloni punën. Dhe përsëri, mund vetëm të nënvizoj se për të arritur progres, duhet të zbatojmë gjërat e dakorduara në Bruksel dhe Ohër”, ka përfunduar ai.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të marrëveshjes që u arrit në Bruksel, ani pse nuk pati nënshkrim të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kalo në kategori