LAJMI I FUNDIT:

Rog: Ndeshja me Kosovën mund të jetë më ndryshe nga ajo në Shkodër

Rog: Ndeshja me Kosovën mund të jetë më ndryshe nga ajo në Shkodër

Kroacia dhe Kosova sonte do të përballen në stadiumin Maksimir të Zagrebit me fillim në ora 20:45.

Mesfushori i Kroacisë, Marko Rog shënoi golin e parë në fanellën e Napolit fundjavën e kaluar, një vit pas transferimit nga Dinamo Zagreb.


I gjendur përballë dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën Botërore të vitit 2018 kundër Kosovës dhe Turqisë, ai beson se Kroacia do të triumfojë ndërsa ndaj Kosovës shpreson se mund të ketë mundësi të luajë për disa minuta.

“Besoj që do të luajmë mirë këto dy ndeshje dhe do të shënojmë fitore. Ndeshja me Kosovën mund të jetë ndryshe nga ajo në Shkodër. Loja me Turqinë ka të ngjarë të jetë më e vështirë, por ne po ecim hap pas hapi. Suksesi në Eskishehir mund të na afrojë me Kupën e Botës”, tha Marko Rog.

“Jam i lumtur që jam përsëri me ekipin. Jam i gatshëm, edhe pse konkurrenca në ekip është e madhe. Kemi lojtarë nga klubet më të mira në botë. Ata luajnë në nivele më ta lartë, gjë që është e madhe për Kroacinë”, shtoi futbollisti.

Kroacia, më 6 tetor të vitit të kaluar, mundi Kosovën me rezultat 6-0, ku golashënues ishin Mario Mandzukic (6, 24, 35), Mitrovic (68), Perisic (83) dhe Nikola Kalinic (90 + 2). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

Përfaqësueset
Kalo në kategori