Real Madridi humbi 2-1 nga Juventus në kuadër të gjysmëfinales, ndërsa James beson se rezultati nuk është i keq dhe mund të rikthehet në ndeshjen e ardhshme.

Mbështetja që tifozët spanjoll i japin Realit në ndeshjet si vendas e bëjnë Rodrugiezin të besoj në përmbysje.


“Nuk është një rezultat i keq. Ne tani duhet të kemi besim sepse ndeshjen kthyese e luajmë përpara tifozëve tanë”.

“Juventusi kishte pak fat, ndërsa ne mund të fitojmë në ndeshjen kthyese me mbështetjen që do na japin tifozët tanë. Ta harrojmë këtë humbje dhe të mendojmë për ndeshjen kthyese”, tha mesfushori kolumbian. /Telegrafi/

telegrafi sport app