LAJMI I FUNDIT:

‘Roboti njeri’ i Tesla-s u paralajmërua për vitin e ardhshëm, por ‘një të tillë, dikush thotë se e ka parë duke lëvizur në tokë’

‘Roboti njeri’ i Tesla-s u paralajmërua për vitin e ardhshëm, por ‘një të tillë, dikush thotë se e ka parë duke lëvizur në tokë’

Tesla mund të nisë prodhimin e një “roboti humanoid” të njohur si Optimus që në fillim të vitit të ardhshëm, pati paralajmëruar ditë më parë shefi i kësaj kompanie Elon Musk.

Sipas prodhuesit të veturave elektrike, “Tesla Bot” do të jetë një makinë me qëllime të përgjithshme e aftë për të kryer një gamë të gjerë detyrash, përcjell Telegrafi.


Musk pohoi se Optimus përfundimisht do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka që njerëzit nuk duan të bëjnë, duke pretenduar se do të sjellë një “epokë të bollëkut”.

Kompania ende nuk ka zbuluar një prototip funksional të robotit dhe është e paqartë se sa i sofistikuar është Optimus në këtë fazë.

View this post on Instagram

A post shared by Tesla to Mars (@teslagomars)

Por në një video që po qarkullon në rrjetet sociale – e përpunuar – shihet një “i tillë, duke lëvizur në tokë”.

Dhe sigurisht nuk kanë munguar as komentet.

“Është një robot mashkull apo femër?”, është njëri nga komentet. /Telegrafi/