LAJMI I FUNDIT:

Robotët me aftësi fluturuese për meremetimin e dëmtimeve në objekte të larta (Video)

Robotët me aftësi fluturuese për meremetimin e dëmtimeve në objekte të larta (Video)

Hulumtuesit në Institutin e Teknologjisë në Genoa të Italisë, kanë krijuar një robot që mund të fluturojë dhe të qëndrojë në lartësi, pa pasur nevojë të rri sipër ndonjë bazamenti.

Në këtë formë, këto pajisje do të mund të rregullojnë dëmtimet në objekte të larta ku nuk arrin njeriu, si dhe në hapësira ku nuk mund të vendosen skela, transmeton Telegrafi.


Megjithëse projekti është në fazën fillestare, pritet që robotit t’i integrohet një algoritëm, që e ndihmon të llogarisë kohën sa do të qëndrojë në ajër, si dhe energjinë që shpenzon gjatë punës.

Deri më tani, të gjitha eksperimentet dhe simulimet kanë dalë të suksesshme, megjithëse janë realizuar në hapësira të mbyllura dhe jo në terren të hapur.

Pos meremetimeve, qëndrimi i këtij roboti në ajër, mund të shërbejë edhe si platformë për nevoja të ndryshme, që do të mundësonte disa lehtësira. /Telegrafi/