LAJMI I FUNDIT:

I riu ngjitet në maje të katedrales së Zagrebit, publikon pamjet në TikTok

I riu ngjitet në maje të katedrales së Zagrebit, publikon pamjet në TikTok

Në TikTok është shfaqur videoja e një të riu i cili qëndron në majën e katedrales në Zagreb të Kroacisë, nga e cila filmon tërë qytetin.

Deri më tani kjo video është shikuar nga më shumë se 63.000 persona, kurse Index.hr raporton se pas publikimit të videos është kontaktuar policia e Zagrebit, të cilën thanë se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nëse dikush mund të jetë ngjitur në maje të katedrales.


E gjykuara nga pamjet, videoja është realizuar pas tërmetit të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për një të ri me nofkën Dark Epic i cili viziton vende të ndryshme të botës.

Ngado që shkon, ky i ri publikon pamje në këtë platformë për t’i dokumentuar të gjitha ato që ai i ka përjetuar. /Telegrafi/

@d.a.r.k.e.p.i.c#corvatia #zagreb🇭🇷 #DARK EPIC #corvatiageorgia #georgia🇬🇪

♬ оригинальный звук – ༒𝒟𝒾𝒞𝒶𝓅𝓇𝒾ℴ_ℯ𝒹𝒾𝓉༒

@d.a.r.k.e.p.i.c#darkepic

♬ оригинальный звук – DARK EPIC