LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video-mesazh: Do mund të flisja pa u ndalur për njerëzit e mi në Kosovë

Rita Ora uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një video-mesazh: Do mund të flisja pa u ndalur për njerëzit e mi në Kosovë
Foto: RTK

Ylli ndërkombëtar i muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim për shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Në një video-mesazh për transmetuesin publik të Kosovës, Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë ndër të tjerash Rita Ora.


Video-mesazhi i plotë i këngëtares shqiptare do të transmetohet i plotë në koncertin festiv të RTK-së me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, të titulluar “Rrno për me tregue”.

'The Sun' shkruan për historinë e familjes së Rita Orës: U larguan nga Kosova kur Millosheviç po bënte gjenocid mbi popullin shqiptar
Lexo po ashtu 'The Sun' shkruan për historinë e familjes së Rita Orës: U larguan nga Kosova kur Millosheviç po bënte gjenocid mbi popullin shqiptar

Rita Ora përndryshe ka qenë e para këngëtare shqiptare nga Kosova e cila ka depërtuar në tregun e huaj të muzikës.

Ajo gjithashtu mbetet shqiptarja e vetme me renome botërore që i ka dedikuar këngë vendit të saj në vitin 2012, të titulluar “Shine Ya Light”.

Rita Ora në xhirimet e klipit “Shine Ya Light” në Prishtinë, në vitin 2012 (Foto: JJ/Bauer-Griffin/GC Images)

Ora ishte e ftuar speciale në kremtimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës pesë vite më parë, në një koncert gjigant dhe të paharruar që mbajti para popullit shqiptar në Prishtinë.

Rita Ora në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë (Foto: Armend NIMANI (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Që nga viti 2015, me dekret të presidentes së atëhershme të vendit, Atifete Jahjaga, Rita ora është shpallur ambasadore nderi e shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

Rita Ora e shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në vitin 2015 (Foto Just Jared)

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Kalo në kategori