LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon figurën e tonifikuar e veshur në të shkurtra, teksa shihet në Sydney përpara xhirimeve të “The Voice Australia”

Rita Ora tregon figurën e tonifikuar e veshur në të shkurtra, teksa shihet në Sydney përpara xhirimeve të “The Voice Australia”

Ajo po përgatitet për të filmuar sezonin e ri të “The Voice Australia”.

Dhe të dielën (17 janar), Rita Ora shijoi një drekë në Sydney përpara xhirimeve të emisionit të Channel Nine.

Këngëtarja, 31 vjeçe, tregoi figurën e saj të tonifikuar me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ndërsa mbërriti në The Boat House.


Foto: Backgrid

Rita e përshtati pamjen e saj me një këmishë me kopsa dhe atlete të zeza të rehatshme.

Këngëtarja tutje kompletoi dukjen me një çantë të zezë dhe vendosi syze dielli teksa po shkonte drejt ndërtesës.

Foto: Backgrid

Rita i lidhi flokët e saj të gjatë bionde në një topuz të lartë dhe dukej se nuk kishte vendosur grim në fytyrë, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me Taika Waititi, të dashurin e saj prej gati një viti.

Foto: Backgrid

Ajo është në Australi për të filmuar “The Voice: Generations” dhe sezonin tjetër të “The Voice Australia”.

Taika gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në post-produksion.

Foto: Getty Images

Rita së fundmi foli për The Independent për romancën e saj me Taika, duke thënë: “Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja atë”.

Ajo shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe ta ‘mbrojë atë’, përpara se të thotë se ka ndryshuar mënyrën se si shoqërohet tani në sytë e publikut.

Rita u takua me regjisorin fitues të çmimit Oscar në Australi në muajin shkurt, në kohën kur ajo po xhironte “The Voice Australia”. /Telegrafi/