Ndeshja finale e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë po pritet me entuziazëm nga tifozët e futbollit në mbarë botën.

Ndeshja e cila do të zhvillohet në ‘Wembley Arena’, do të shpallë shtetin fitues të edicionit të 16-të të Kampionatit Evropian.


Më të entuziazmuar se asnjëherë tjetër janë tifozët e Anglisë, të cilët për herë të parë në histori po shijojnë një finale të ekipit të tyre kombëtar në Kampionat Evropian.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, Rita Ora, e cila është rritur në Londër, e ka shprehur hapur përkrahjen e saj për Kombëtaren e Anglisë.

ritaora 213229479 123036726675164 4040674585682373681 n

Ora publikoi në rrjetin social Instagram dy fotografi të reja, ku shfaqej tërësisht e zhveshur, teksa mbulohej në pjesën e përparme vetëm me fanellën e Anglisë.

“Po vjen në shtëpi. PS: Gjeta një tufë me lule që i vendosa në fotografinë e dytë për fat të mbarë”, shkroi këngëtarja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e fotografive të ndara me ndjekësit e saj.

ritaora 210548095 413364449953085 3301679665626036165 n

Rita përndryshe është e lindur në Prishtinë, por e rritur në Angli, dhe debutimi i saj muzikor nisi pikërisht nga Londra, duke kryesuar e para në top listat muzikore britanike në vitin 2012 me hitin “Hot Right Now”. /Telegrafi/