LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaqet e droguar në derën e apartamentit! (Video)

Rita Ora shfaqet e droguar në derën e apartamentit! (Video)

Rita Ora ka bërë transformim shokues në rolin e saj të fundit në filmin “Southpaw”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore shfaqet si një përdoruese drogës në trailerin e këtij filmi, i cili është publikuar në Youtube së fundmi.

Në sekuencën prej 2 minuta e gjysëm, Rita shfaqet me të nxira në fytyrë dhe duket e mjerushme teksa hap një derë apartamenti, shkruan “Mirror”, transmeton Telegrafi.


Ajo luan rolin e kundërshtares së Jake, i cili shfaqet në film si boksieri Billy, gruaja e të cilit u vra tragjikisht, ku mbeti i vetëm në rrijten e vajzës së tyre.

Rita ka folur për rolin e saj duke pranuar se e ka “dërguar në një botë komplet ndryshe”. /Telegrafi/