LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora përpiqet t’ua shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet “kosovar” dhe “shqiptar”: Është pak e komplikuar

Rita Ora përpiqet t’ua shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet “kosovar” dhe “shqiptar”: Është pak e komplikuar
Foto: Wired/YouTube

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë një periudhë të suksesit në tregun ndërkombëtar.

Ajo aktualisht është kthyer në një ndër senzacionet e momentit në Australi si trajnere e “The Voice Australia”, gjersa në të njëjtën kohë është duke punuar edhe për albumin e saj të radhës dhe pritet që shumë shpejt të mbajë një koncert virtual direkt nga Kulla Eiffel në Paris.

Së fundmi, Rita ka qenë pjesë e një vlogu interesant të “Wired”, duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat i kanë bërë në platformën e kërkimit në Google për të.

Nuk ka nepotizëm te Rita Ora, diskualifikon nga "The Voice Australia" mbesën e koleges së saj Jessica Mauboy
Lexo po ashtu Nuk ka nepotizëm te Rita Ora, diskualifikon nga "The Voice Australia" mbesën e koleges së saj Jessica Mauboy

Mes të tjerash ajo i është përgjigjur një nga pyetjeve më të shpeshta që njerëzit bëjnë në Google, e cila është: “A është Rita Ora shqiptare?”.

Foto: Wired/YouTube

Sigurisht që përgjigja e saj ishte “Po”, por teksa e ka pranuar origjinën e saj etnike, Rita nuk ka hezituar që të japë edhe një shpjegim të shkurtër për fansat e saj rreth nocionit “kosovar”, duke treguar se i është referuar vetes si shqiptare, ngase Kosova deri në vitin 2008 ishte e pavarur, por thotë se teknikisht këto dy terme janë e njëjta gjë.

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë e përafërt”, ka thënë Rita.

30-vjeçarja i është përgjigjur gjithashtu pyetjes “Çfarë i lidh Rita Orën dhe Jim Belushin?”, duke theksuar: “Epo mirë, ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm tani që po vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë, por po. Ai është një ikonë prej nga jam unë”.

Foto: Wired/YouTube

Rita Ora përndryshe vjen nga një familje shqiptare me prejardhja nga Kosova, më konkretisht nga qyteti i Pejës, por ajo ka qenë vetëm një vjeçare kur prindërit e saj vendosën të shpërnguleshin nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo kaloi pjesën tjetër të jetës së saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Prezantuesi i emisionit qëllon shqiptar, Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit britanik në radio

Prezantuesi i emisionit qëllon shqiptar, Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit britanik në radio

Magazina
Engjëllusha Salihu flet për të fejuarin: Nuk më ka njohur si këngëtare, s’më dinte as emrin

Engjëllusha Salihu flet për të fejuarin: Nuk më ka njohur si këngëtare, s’më dinte as emrin

Magazina
Pas humbjes nga Real Madridi, Noizy ngushëllon Karim Adeyemi me një dhuratë luksoze

Pas humbjes nga Real Madridi, Noizy ngushëllon Karim Adeyemi me një dhuratë luksoze

Magazina
Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Magazina
Egla Ceno krahason ish-banorët e Big Brother VIP Albania 3 me politikanë: Unë jam Rama

Egla Ceno krahason ish-banorët e Big Brother VIP Albania 3 me politikanë: Unë jam Rama

Magazina

"A sa janë shtuar mashtruesit", Xhensila thumbon Bes Kallakun në njërin prej koncerteve të saj?

Magazina
Kalo në kategori