Rita Ora përdorë shqiponjën në albumin e ri

Artistja Rita Ora ka publikuar këto ditë koleksionin më të fundit të veshjeve sportive nga firma e famshme Adidas.
Marka e njohur sportive Adidas ka pëlqyer krijimet e Orës, pasi shumë shpejt pas koleksionit të fundit, Rita ka bërë koleksionin e ri “Planetary Power”.
Në një intervistë me revistën “Fashionista”, Ora ka folur edhe në lidhje me albumin e saj të ri dhe dukjen e tij vizuale.
“Ka shumë referenca vizuale të simboleve të fuqishme që kanë rëndësi për mua. Kam përdorur simbole të shqiponjës dhe gjëra të ngjashme – sepse me origjinë jam shqiptare dhe flamuri shqiptar ka shqiponjë në të”, ka rrëfyer Rita në këtë intervistë, ndërsa ka potencuar se, megjithatë, flokët e bardha dhe buzët e kuqe nuk do t’i ndryshojë.
Ndërsa, sa i përket koleksionit të ri të veshjeve, Rita ka thënë se është inspiruar nga tatuazhi i saj, që simbolizon galaktikën.




















































