Emrat më të mëdhenj të futbollit u panë të pranishëm në shënimin e 11-vjetorit të NFL, i cili u mbajt në Inglewood, Kaliforni të enjten mbrëma.

Dhe festimet vazhduan në stadiumin “SoFi” me të famshëm si: Rita Ora dhe Jenna Dewan që morën pjesë në festën e ceremonisë, shkruan DailyMail.


Ora, 31 vjeçe, dukej mjaft sensuale e veshur me një bluzë argjendi, komplet të hapur te pjesa e shpinës.

rita1

Për këtë veshje, artistja me origjinë shqiptare kishte gjetur inspirim nga stili i viteve 2000.

Këngëtarja shqiptaro-britanike shfaqi krahët e saj të formësuar në një bluzë argjendi, të zbukuruar me rripa të bërë nga zinxhirë argjendi.

rita2

Ajo e kombinoi pjesën e sipërme të saj plot shkëlqim me disa xhinse të gjera, të gjata deri në pëllëmbë.

Interpretuesja e hitit “Poison” zgjodhi për aksesorë një sërë gjerdanesh - duke përfshirë një me inicialen e saj të parë - dhe një shumëllojshmëri rrathësh argjendi në secilin nga kyçet e dorës.

ritaora 273786770 612099866551120 1183018972897420929 n

Ajo i futi gjërat e nevojshme në një çantë të zezë, teksa kishte nga një unazë në secilin prej gishtave të saj.

Flokët bionde në ngjyrë të artë të Orës ishin lënë në valë të lirshëm, për të krijuar një volum të madh.

ritaora 273684853 321608666593480 5514325900982036653 n

Ndërkohë, makijazhi i saj i pakët karakterizohej nga aplikimi i një buzëkuqi të kuq në buzët e saj.

Rita publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga ngjarja në fjalë.

ritaora 273719535 4766403670111046 7263967010633632966 n

“Le të fillojë fundjava”, shkroi bukuroshja shqiptare, ndërsa dukej mjaft atraktive në tribunat e stadiumit “SoFi” në Inglewood. /Telegrafi/

ritaora 273789935 119016943843232 9108772884855791284 n

ritaora 273558218 258946426385843 3869112745435502874 n

ritaora 273673783 367652231475484 4796974937668323269 n