LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Rita Ora, e njohur për përkushtimin ndaj formës fizike, ndau me ndjekësit një moment relaksues nga rutina e saj shëndetësore.

Këngëtarja 34-vjeçare tregoi linjat e saj me bikini portokalli pas një seance 45-minutëshe në sauna, të ndjekur nga një zhytje në pishinë të ftohtë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Rita u shfaq duke u përgatitur për të dëgjuar podkaste, ndërsa tregonte trupin e tonifikuar.


Rita ka kaluar kohë në Australi, ku bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, është i angazhuar në projekte të reja filmike.

Pavarësisht mungesës në “The Masked Singer” dhe një pauze në muzikë, ajo vazhdon të jetë e suksesshme financiarisht, duke fituar mbi 6 milionë euro vitin e kaluar nga muzika, televizioni dhe investimet në pasuri të paluajtshme.

Së fundmi, ajo ndau një homazh prekës për macen e saj të dashur, Bruno, i cili ndërroi jetë. Në një postim emocional, Rita shkroi: “RIP për të vetmin pjesëtar të familjes që na ka mbajtur gjithmonë bashkë”.

“Kur kafshët shtëpiake largohen, ato nuk janë zhdukur përgjithmonë, thjesht po na vëzhgojnë nga një vend tjetër”.

Pavarësisht humbjes, Rita vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, duke ruajtur stilin dhe pozitivitetin që e karakterizon. /Telegrafi/