Këngëtarja shqiptaro-britanike, Rita Ora, ka kërkuar falje pasi dolën raportet se ajo duhej të ishte vet-izoluar kur festoi ditëlindjen në një restorant në Londër muajin e kaluar.

30-vjeçarja fluturoi për në Egjipt me një aeroplan privat më 21 nëntor për të performuar në hotelin me pesë yje "W" në Kajro, një paraqitje për të cilën ajo u pagua me një shumë prej gjashtë shifrash, njoftoi Mail on Sunday.


Ajo u kthye në Angli të nesërmen dhe u kërkua, sipas rregullave të karantinës së qeverisë, të vetë-izolohej për 14 ditë, shkruan The Guardian.

125763410 206240874366539 2425049094507360876 n

Në vend të kësaj, Ora organizoi festën e saj të ditëlindjes në restorantin 'Casa Cruz' në lagjen Notting Hill, Londra perëndimore më 28 nëntor - në vetvete një shkelje e kufizimeve të coronavirusit për të cilat ajo më parë ka kërkuar falje.

Pasi dolën lajmet për festën, këngëtarja tha se ishte "thellësisht e penduar" për veprimet e saj dhe ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 funtesh si dënim për organizimin e festës.

Mail on Sunday raportoi se presidenti egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi, ishte midis atyre që morën pjesë në ngjarjen që Ora ishte rezervuar për të kënduar në Kajro.

126515103 3583706841673206 246481568998633751 n

Përveç faljes së saj, Ora tha të shtunën se do të dhuronte çdo fitim nga mbrëmja për bamirësi.

Në një deklaratë, ajo tha: “Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporate për një kompani private, ku stafi im i udhëtimit ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane".

“Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe… Unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva", ka thënë Rita Ora.

125766202 126959122294369 6965451785315957845 n

“Ndërsa e kuptoj që fjalët apologjetike të një ylli të popit nuk mund të kenë shumë peshë, veçanërisht dikush që ka thyer rregullat si unë, unë e kuptoj që disa mund të kërkojnë të ndjekin shembullin tim", ka thënë më tej këngëtarja shqiptare.

"Mesazhi im për ta është i thjeshtë: Ju lutem mos. Faji dhe turpi që kam mbajtur këtë javë për gabimin tim nuk ia vlen. Në vend të kësaj, vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe zërat e heronjve të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli) dhe të merrni masat e nevojshme paraprake", shprehet 30-vjeçarja.

Ajo shtoi se shpresonte që "një ditë ta bënte atë për publikun që më ka dhënë kaq shumë mbështetje gjatë viteve dhe, në veçanti, ta bëjë atë për heronjtë e NHS-së".

Rita gjithashtu tha se ka ribërë një test të mëvonshëm të coronavirusit, i cili përsëri ishte negativ. /Telegrafi/

123156719 185560716370587 2833913361614839608 n