LAJMI I FUNDIT:

Rita, 90 sekonda rol në “Fifty Shades of Grey”

Rita, 90 sekonda rol në “Fifty Shades of Grey”

Suksesi i Rita Orës në Hollywood ishte vënë në dyshim kur u konfirmua se do të luajë një rol në filmin e shumëpërfolur “Fifty Shades Of Grey”, por tani mediaet britanike raportojnë se këngëtarja me prejardhje shqiptare në këtë film luan vetëm 90 sekonda.

Krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” vitin e kaluar ishte shumë e zënë duke promovuar filmin, ndërsa pak ditë para se të publikohet filmit “Daily Mail” shkruan se ajo nuk ka pasur nevojë që ta promovojë filmin në të cilin do të luaj vetëm një minutë e gjysmë, transmeton Koha.net.

“Rita Ora vitin e kaluar e shpenzoi duke promovuar rolin e saj në 50 Shades of Grey. Interesant, sepse ka vetëm një minutë e gjysmë rol”, ka thënë Kylie Buchanan, redaktore e revistës “Vulture”.


Ndërsa kolumnisti Richard Laws, ka shkruar se nuk e kishte idenë se kush është Rita Ora.

“Nuk do të isha i befasuar sikur Rita Ora të vinte tek unë dhe të prezantohej”, ka shkruar ai.

Filmi “Fifty Shades of Grey” do të jepet premierë më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve. /Telegrafi/