LAJMI I FUNDIT:

Ristevski: Nuk ka largime nga puna me blerjen e minierës “Sasa”

Ristevski: Nuk ka largime nga puna me blerjen e minierës “Sasa”

Kryetari i Sindikatës së Industrisë, Energjitikës dhe Minierave (SIEM) Pece Ristevski sot për AIM deklaroi se me blerjen e minierës “Sasa” nuk ndryshon asgjë në pjesën që ka të bëjë me punëtorët.

“Nuk ka pushime nga puna. Në pjesën e punëtorëve nuk ndryshon asgjë. Pronari i ri e ble minierën, që të punojë”, thotë Ristevski. Minierën “Sasa” e bleu prodhuesi nga Kazakistani i bakrit “Central Azia Metals PLC” për një shumë prej 402, 5 milionë dollarësh. Siç publikoi gazeta londineze “Fajnenshel Tajms”, kompania kazakistaneze ka arritur marrëveshje me pronarin e deritanishëm të “SASA”, “Orion Ko-Investments end Fjuzhn Kepital” për blerjen e minierës së bashku me borxhet edhe arkivat.