LAJMI I FUNDIT:

Risitë dhe rikthimet te Përfaqësuesja e Kosovës

Risitë dhe rikthimet te Përfaqësuesja e Kosovës

Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.

Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë dhe Lindon Emërllahu që do t’i bashkohet ekipit A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.


Përveç këtyre 25 lojtarëve gjenden edhe tetë lojtarë janë në listën rezervë.

Franco Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e marsit - rikthehet Zhegrova, ftohen pesë yje nga Superliga e Kosovës
Lexo po ashtu Franco Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e marsit - rikthehet Zhegrova, ftohen pesë yje nga Superliga e Kosovës

Por, cilat janë risitë e përzgjedhësit të ri, Foda, dhe rikthimet në përfaqësuese?

Emri risi padyshim se është ai i yllit të Malishevës, Drilon Hazrollajt, i cili ftohet për herë të parë nga Kosova, por edhe ai i portierit të Llapit, Ilir Avdyli që gjithashtu nuk është ftuar asnjëherë pas pranimit në FIFA dhe UEFA.

Në anën tjetër, ka disa rikthime interesante, me lojtarë që nuk janë ftuar për një kohë të gjatë.

Bersant Celina, Mirlind Kryeziu dhe Blendi Idrizi janë emrat e tre lojtarëve të ftuar pas më shumë se 1 viti ‘agjërim’.

Lista e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, këta janë pesë yjet e Superligës që u ftuan nga Franco Foda
Lexo po ashtu Lista e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, këta janë pesë yjet e Superligës që u ftuan nga Franco Foda

Rikthimi më i madh padyshim se është ai i yllit të Lille, Edon Zhegrova, për të cilin është raportuar shumë se ka probleme me dikë nga FFK dhe nuk do t’i bashkohej më kurrë Dardanëve.

Nga Superliga e Kosovës përveç Hazrollajt dhe Emërllahut, janë ftuar përsëri Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi, ndërsa Muhamet Hyseni gjendet në listën rezervë. /Telegrafi/