LAJMI I FUNDIT:

Rishi Sunak heq dorë nga plani, që Britania e Madhe ta zhvendosë ambasadën në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem

Rishi Sunak heq dorë nga plani, që Britania e Madhe ta zhvendosë ambasadën në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, hoqi dorë nga ideja e paraardhësit të tij, Liz Truss, që Britania e Madhe të ndiqte Shtetet e Bashkuara dhe të zhvendoste ambasadën në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Reklama

Truss, ndërsa ishte kryeministre, urdhëroi një rishikim nëse Britania duhet të ndjekë shembullin e administratës së Trumpit në zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po e shqyrton ende këtë veprim, zëdhënësi i kryeministrit tha: “Është marrë në konsideratë. Nuk ka plane për të zhvendosur ambasadën britanike”.

Deri te ky vendim erdhi pasi zyrtarët e qeverisë britanike i thanë një grupi gazetarësh të huaj, se “nuk kanë plane për zhvendosjen e ambasadës britanike nga Tel Avivi në Jerusalem”.

Kjo deklaratë është mirëpritur nga misioni palestinez në Britaninë e Madhe.

Truss i kishte thënë kryeministrit izraelit Yair Lapid, se po bën një shqyrtim, kur dyshja u takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
SHBA: Republikanët, në mbështetje të ish-presidentit Trump pas publikimit të aktpadisë

SHBA: Republikanët, në mbështetje të ish-presidentit Trump pas publikimit të aktpadisë

Amerika
Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80

Evropa
Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Botë
Zelensky: Tregoni Putinit që gjeneralët e mi janë në disponim të mirë

Zelensky: Tregoni Putinit që gjeneralët e mi janë në disponim të mirë

Evropa
Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Evropa
Kalo në kategori