Ripunimi i lojës Dead Space pritet të dalë në fillim të vitit 2023

Kompania e video-lojërave EA njoftoi se ripunimi i lojës së saj hit, Dead Space do të lansohet në fillim të vitit 2023.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania EA e paralajmëroi fillimisht ripunimin e lojës në muajin korrik, por në atë kohë, nuk tha se kur mund të publikohej.
Sidoqoftë, kompania ndau se loja do të “rindërtohej nga themeli” dhe do të zhvillohej nga Motive, që mund të njihet më së miri për punën e tij në zhvillimin e Star Wars: Squadrons.
Loja do të jetë e disponueshme në PlayStation 5, Xbox Series X dhe PC. /Telegrafi/
>> STATUS UPDATE INCOMING…
ARRIVAL WINDOW: EARLY 2023…#DeadSpace pic.twitter.com/Et89fS617W
— Dead Space (@deadspace) March 11, 2022
Nga
Telegrafi
12/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































