LAJMI I FUNDIT:

Riparohen dëmet në kishën e Shën Premtes në Lezhë

Riparohen dëmet në kishën e Shën Premtes në Lezhë

Kisha e Shën Premtes në fshatin Balldren të Lezhës, pësoi dëmtime ditë më parë nga erërat e forta. DRKK Shkodër kreu riparimin dhe ndërhyrjen emergjente të mirëmbajtjes në pjesën e dëmtuar.

Gjatë vitit 2019 në bashkëpunim dhe me Institutin e Monumenteve të Kulturës është parashikuar ndërhyrja për rehabilitimin e plotë të saj, në aspektin strukturor por dhe në konservimin e afreskeve që ky objekt kulti ruan.


Arkitektura e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV-XV-të.Planimetria e saj është e thjeshtë, në formë drejtkëndore me aksin gjatësor të theksuar dhe e mbuluar me qemerë guri, prerja e të cilës është hark majë mprehtë. Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura.

Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qënë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida. /ata/

Në trend Kultura

Më shumë
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
O GRUA

O GRUA

Poezi
Izraeli po bie në humnerë

Izraeli po bie në humnerë

Kulture
KOSITËSI

KOSITËSI

Poezi
PËR VETVETEN

PËR VETVETEN

Fjala+
OPORTUNIZMI

OPORTUNIZMI

Poezi
Kalo në kategori