Rinovohet Qendra e Mjeksisë Familjare 5 në Dardani–Ulpianë


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 në Dardani–Ulpianë.
Sipas Ramës, pas zëvendësimit të dritareve, aktualisht po realizohet izolimi i jashtëm i objektit, në kuadër të projektit të përbashkët me Bashkimin Evropian dhe BERZH-in për rritjen e efiçiencës energjetike.
"Po rinovohet Qendra e Mjeksisë Familjare 5 në Dardani–Ulpianë. Pas zëvendësimit të dritareve, po realizohet izolimi i jashtëm i objektit, në kuadër të projektit me Bashkimin Evropian dhe BERZH-in për rritjen e efiçiencës energjetike", thuhet tutje në njoftimin e Ramës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































