LAJMI I FUNDIT:

Rimac Nevera: Kjo veturë i kalon kufijtë

Rimac Nevera: Kjo veturë i kalon kufijtë

Vetura më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë, me 1900 kuaj/fuqi, shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin nën 2 sekonda. 

“Nevera është një veturë serike, ne kemi zbuluar versionin përfundimtar të asaj veture, e cila tani do të fillojë prodhimin dhe dorëzimin te klientët.


Rrugëve të Dubrovnikut filmohet duke vozitur Rimac Nevera me 230 kilometra në orë
Lexo po ashtu Rrugëve të Dubrovnikut filmohet duke vozitur Rimac Nevera me 230 kilometra në orë

Homologimi do të përfundojë në muajt e ardhshëm. Ajo që është interesante në lidhje me veturën është se ajo kalon kufijtë”, thotë kompania Rimac në një deklaratë.

“Sigurisht që ne duam të ndërtojmë një biznes të fortë në prodhimin e veturave sportive”, thuhet tutje në këtë deklaratë.

“Një mijë njerëz kanë punuar ditë e natë për të krijuar këtë. Ne filluam në një vend ku nuk kishte njohuri për të arritur diçka të tillë. Në fillim, mua më thanë në kolegj se nuk është e mundur të prodhosh një veturë në Kroaci dhe sa më shpejt të dorëzohem, aq më pak njerëz do të fundosen me mua. Na u desh ta krijonim atë përvojë dhe atë njohuri. Në fillim nuk mund të përballonim ekspertë të huaj, tani mundemi, kështu që kemi mbi 40 njerëz me kombësi të ndryshme dhe njerëz që sjellin shumë përvojë. Jam krenar që kemi ndërtuar një ekip që është në gjendje të zhvillohet, prodhon veturën më komplekse dhe një veturë që ka një performancë të tillë në Kroaci”, tha Rimac. /Telegrafi/