LAJMI I FUNDIT:

Rimac mbetet ‘më i shpejti’, Musk edhe një herë shtyn prodhimin e Roadster

Rimac mbetet ‘më i shpejti’, Musk edhe një herë shtyn prodhimin e Roadster

Prototipi u prezantua në fund të vitit 2017, dhe fillimi i prodhimit nuk është ende në horizont.

Ishte 17 nëntor 2017, kur Elon Musk mahniti botën me shpalljen e Roadster të ri.


Pastaj, u shfaq një prototip dhe u publikuan detajet teknike paraprake, dhe fillimi i prodhimit ishte planifikuar për vitin 2020, dhe më pas, për shkak të problemeve që lidheshin kryesisht me pandeminë, nisja e super veturës me energji elektrike u shty për në 2022.

Tani, megjithatë, mësojmë se Roadster nuk do të shfaqet në rrugë as vitin e ardhshëm.

Në shkrimin e tij të fundit në Twitter, Elon Musk njoftoi se viti 2023 është viti në të cilin do të fillojë prodhimi serik i Roadster.

Arsyeja zyrtare qëndron në mungesën globale të çipave dhe kështu pjesë të caktuara të Roadster.

Prandaj, shumica e kompanive të makinave kanë ngadalësuar ritmin e prodhimit, disa kanë mbyllur përkohësisht disa fabrika, dhe ka nga ata që kanë vendosur të bëjnë makina pa pjesë të caktuara që nuk mund t’i sigurojnë, siç janë pajisjet multimediale.

Tesla Motors bëri më së miri atje, kështu që prodhimi madje është rritur këtë vit. Sidoqoftë, kjo kompani gjithashtu ka probleme. /Telegrafi/