Rilski me mungesa përballë Pejës

Trajneri i Rilskit, Rosen Barchovski, për portalin e BIBL, tha: “Kemi disa probleme, sepse Rakoçeviq është i lënduar nga ndeshja në Kumanovë, dhe nuk ka stërvitur. Taylor gjithashtu ka probleme me gjurin. Të dy ata janë shumë të rëndësishëm dhe nuk e di se a do të mund të luajnë. Megjithëkëtë, ne jemi përgatitur shumë seriozisht për këtë ndeshje shumë të rëndësishme”.
Barchovski shtoi se kjo është vetëm loja e parë e gjysmëfinales, transmeton Botasot.
“Klubet nga Kosova gjithnjë kanë basketbollistë të mirë në dispozicion. Ne do të luajmë për të fituar, normalisht do të ishte e mirëseardhur një fitore me rezultat më të thellë”, tha Barchovski. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































