LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Të gjitha gjërat që duhet t’i dini

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Të gjitha gjërat që duhet t’i dini

Liga e Kampionëve më në fund po rikthehet në fund të kësaj jave pas pesë muajve pritjeje, për të mbyllur edicionin 2019/20 që ishte ndërprerë nga mesi i muajit mars nga Coronavirusi.

Disa ndeshje në fazën e 1/8 së finales ishin kompletuar, mirëpo disa të tjera kishin mbetur me vetëm një takim të luajtur.


Atletico Madridi eliminoi kampionin në fuqi Liverpoolin, Paris Saint-Germain mposhti Borussia Dortmundit, Rasenball Sport Leipzig fitoi ndaj Tottenhamit dhe Atalanta ndaj Valencias, për të kaluar në çerekfinale.

Liverpool vs Atletico Madrid (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Por, cilat janë ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales?

Juventus vs Olympique Lyon (0-1 ndeshja e parë) | 7 Gusht| Ndeshja fillon: 21:00
Manchester City vs Real Madrid (2-1 ndeshja e parë) | 7 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00
Bayern Munich vs Chelsea (3-0 ndeshja e parë) | 8 Gusht  | Ndeshja fillon: 21:00
Barcelona vs Napoli (1-1 ndeshja e parë) | 8 Gusht  | Ndeshja fillon: 21:00

Skuadrat e përfshira në Ligën e Kampionëve në turneun e vitit 2020
Lexo po ashtu Skuadrat e përfshira në Ligën e Kampionëve në turneun e vitit 2020

Ndeshjet çerekfinale:

1: Atalanta vs Paris Saint Germain | 12 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00
2: RB Leipzig vs Atletico Madrid | 13 Gusht  | Ndeshja fillon: 21:00
3: Napoli / Barcelona vs Bayern Munich / Chelsea | 14 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00
4: Real Madrid / Manchester City vs Olympique Lyon / Juventus | 15 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00

Lionel Messi (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Ndeshjet gjysmëfinale:

Fituesi i përballjes së parë vs Fituesi i përballjes së tretë | 18 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00
Fituesi i përballjes së dytë vs Fituesi i përballjes së katërt | 19 Gusht | Ndeshja fillon: 21:00

Brenda stadiumit Da Luz ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Brenda stadiumit Da Luz ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Ku dhe kur zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve?

Ky edicion i garës më të madhe për klube në Evropë do të përfundojë më 26 gusht, derisa finalja do të luhet në “Estadio Da Luz” në Lisbonë të Portugalisë, derisa takimi fillon nga ora 21:00. /Telegrafi/