Rikthimi i Ligës Premier në majat e futbollit evropian – Liverpooli ‘sundues’ i Evropës dhe Botës, Chelsea fitues i Ligës së Evropës

Kampionati elitar anglez i njohur si Liga Premier, padyshim se ka qenë kampionati më i mirë, atraktiv, por edhe më i suksesshëm në Evropë dhe në botë. Liverpooli ka qenë klubi që ka bërë histori gjatë 2019-të, ndërsa edhe Chelsea pati sukses.
Ju nuk fitoni asgjë në futbollin anglez për arritjet e vitit kalendarik, por ato shpesh janë një udhëzues i mirë për sukses dhe Liverpooli me siguri se do të shpresojë që të jetë kështu.
Skuadra e Jurgen Kloppit e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, dhe do të shpresojë që fillimi i tyre në sezonin e Ligës Premier të shpërblehet me një titull të parë të ligës pas 30 viteve.

Liverpooli ka fituar 42 ndeshje në vitin 2019, ose 44 nëse përfshihen triumfet ndaj Chelseat në Superkupën e UEFA-s dhe Arsenalit në Kupën e Ligës. Për ta vendosur këtë në kontekst, Manchester United dhe Tottenham kanë fituar 51 ndeshje së bashku në vitin 2019.
Liverpooli – Statistikat ekipore, individuale dhe trofetë e vitit
Reds kanë shënuar 129 gola në të gjitha garat në vitin 2019.
Ata kanë shënuar katër ose më shumë gola në 12 raste të ndryshme që nga 1 janari, më e famshmja është kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ata kanë shënuar 27 gola nga minuta e 80-të ose më vonë, duke përfshirë disa gola fitues në minutat shtesë.
Katër lojtarë të ndryshëm të Liverpoolit kanë shënuar shifrat dyshifrore këtë vit: Sadio Mane (30), Mohamed Salah (24), Roberto Firmino (15) dhe Divock Origi (11).

Lojtarët e Liverpoolit morën katër vende nga top 10 më të mirët në votimin e Topit të Artë: Virgil van Dijk u renditet i dyti, Mane i katërti, Salah i pesti dhe Alisson Becker i shtati.
Rezultati i tyre me 97 pikë në sezonin e Ligës Premier 2018-19 ishte më i larti ndonjëherë nga një ekip që nuk arriti të fitojë titullin, dhe i treti më i larti ndonjëherë në këtë garë.
Salah shënoi golin më të shpejtë të dekadës në Ligën e Kampionëve kur hapi rezultatin për Liverpoolin kundër Tottenham Hotspur në finalen e Madridit.

Liverpooli ka kaluar 25 ndeshje në shtëpi pa humbje në vitin 2019, në të gjitha garat, duke fituar 21 dhe barazuar katër sosh (duke përfshirë një barazim i cili u pasua me një fitore të mëvonshme nga penalltitë).
Në 18 ndeshje të ligës në shtëpi në vitin 2019, Liverpooli ka regjistruar 17 fitore. Seria e tyre aktuale me 16 fitore rresht është vetëm katër larg rekordit të gjitha kohërave në Ligën Premier, i vendosur nga Manchester City në vitin 2012.

18 lojtarë të ndryshëm kanë shënuar për Liverpoolin në vitin 2019, me të gjithë ata që kanë shënuar të paktën një herë gjatë sezonit 2019-20.
Këtë vit, Reds kanë fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, ndërsa është në garë për të mbrojtur trofeun evropiane, pasi është kualifikuar në 1/16-tën e finales.
Chelsea
Klubi londinez pati një vit të suksesshëm gjatë 2019, duke mbyllur vitin edhe me trofe, përkundër një sezoni të luhatshëm.
Djelmoshat e trajnerit Maurizio Sarri arritën të përfundojnë sezonin 2018/19 me trofeun e Ligës së Evropës, ku në finale mposhti rivalët vendas të Arsenalit.

Blutë arritën të mbajnë lart suksesin e klubeve angleze në Evropë, duke pasuar Liverpooli, i cili fitoi Ligën e Kampionëve.
Në kampionat, Blutë ishin në luftë për titullin e Ligës Premier, por nga shkurti nuk arritën ta ndjekin dhe përfunduan në pozitën e tretë me 72 pikë.
Në Kupën FA, londinezët u eliminuan herët nga Manchester Unitedi, ndërsa në Carabao Cup, Chelsea arriti deri në finale, por u mposht nga Manchester City në penallti.

Tottenham Hotspur dhe Arsenali
Dy klubet tjera londineze, Spurs dhe Arsenali ndihmuan në ‘sundimin’ e Evropës nga skuadrat angleze në garat evropiane.
Tottenham edhe përkundër formës së luhatshme në Ligën Premier, arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur klube të mëdha.
Por, u mposht në finale nga një klub tjetër anglez, Liverpooli.

Në anën tjetër, Arsenali shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, edhe pse në kampionat qëndronte keq.
Topçinjtë në finale u mposhtën nga rivalët lokal të Chelseat.

/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania