Rikthimi i Juves nuk është kompletuar

Zonja e Vjetër e nisi keq sezonin, mirëpo pas katër fitoreve radhazi në Serie A është ngjitur në vend të pestë në tabelë.
“Rikthimi nuk është kompletuar. Janë edhe shumë ndeshje që duhen zhvilluar në luftën për Scudetto dhe aty janë edhe rivalët tanë, sezoni është i gjatë”.
“E them me sinqeritet, se krenaria dhe përkushtimi që kemi treguar, sidomos në muajin e fundit, është e duhura për Juventusin që është një skuadër e shkëlqyer”.
“Së paku në muajin e fundit kemi gjetur qëndrueshmëri që na kishte munguar”, është shprehur Marchisio për JTV. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































