LAJMI I FUNDIT:

“Rikthehet në jetë” Renault 5, kësaj radhe është plotësisht elektrik

“Rikthehet në jetë” Renault 5, kësaj radhe është plotësisht elektrik

Ishte shfaqur një dozë e madhe emocioni kur në vitin 2021 u rikthye Renault, me debutimin e konceptit të veturës klasike Renault 5.

Pyetja kryesore ishte shtruar asokohe, nëse Renault do të rikthejë në jetë këtë ikonë të viteve të 70-ta, transmeton Telegrafi.


Por tani prodhuesi francez i veturave ka gëzuar tej mase adhuruesit e kësaj veture duke e rikthyer “në jetë” Renault 5, që fillimisht ishte shfaqur si koncept ndërsa tani në prodhim serik.

Kjo veturë është plotësisht elektrike dhe do të jetë e disponueshme nëpër auto-sallone në viti i ardhshëm.

Renault 5 E-Tech zyrtarisht u prezantua në panairin e veturave në Gjenevë, dhe porositë e para pritet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Qmimi startues i kësaj veture do të jetë 31 mijë euro dhe do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash.

Madhësia e kësaj veture do të jetë midis modeleve Twingo dhe asaj Clio, por që do të ketë një pamje më sportive. /Telegrafi/