LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet furnizimi stabil me energji elektrike i konsumatorëve ne Mitrovicë dhe në Trepçë

Rikthehet furnizimi stabil me energji elektrike i konsumatorëve ne Mitrovicë dhe në Trepçë

Pas një pune vetmohuese dhe të palodhshme të ekipeve profesionale të mirëmbajtjes dhe operimit, si dhe aktiviteteve intensive të menaxhmentit të KOSTT, nën zotimin se do iu dalim në ndihmë Kombinatit Trepça pas avarisë së shkaktuar dje, informojmë qytetarët që sot pasdite janë krijuar të gjitha mundësitë që të bëhet rikthimi i furnizimit stabil me energji elektrike në rajonin e Mitrovicës dhe minierës së Trepçës

“Pas marrjes së informacioneve nga vendi i ngjarjes, KOSTT ka bërë analizat e nevojshme në një kohë tejet të shkurtër dhe ka përcaktuar zgjidhjen më optimale të furnizimit të konsumit të Mitrovicës dhe Trepçës konform situatës së krijuar. Si zgjidhje optimale është vendosur që linja e nivelit të tensionit 110kV nga Nenstacioni 110kV/35kV Vushtrri 1, që ndërlidh nënstacionin Trepca, të përdoret si linjë e nivelit të tensionit 35 kV, për një periudhë të shkurtër kohore, deri në rikthimin e plotë në punë  të nënstacionit Trepça dhe futjes në operim të nënstacionit të ri 110/10kV Mitrovica 2.


Sot, në mëngjes në selinë qendrore të KOSTT është mbajtur takim me menaxhmentin e KEDS dhe ndërmarrjes Trepça ku janë elaboruar zgjidhjet e mundshme dhe është dakorduar për veprimet e kordinuara që në kohë sa më të shkurtër të kthehet furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike. Në përputhje me këtë propozim, KOSTT ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme organizative përmes angazhimit të ekipeve profesionale që në kohë sa më të shkurtër të kryhen punimet e nevojshme dhe të rikthehet furnizimi stabil i konsumatorëve”, thuhet në  njoftimin për media.

Në ora 17:33 është bërë i mundur rikthimi i tensionit dhe furnizimi i 85% të konsumatorëve në kohë të pikut kurse jashtë pikut furnizimi me energji elektrike është i plotë. KOSTT është në pritje të aktivizimit te linjës së dytë 35kV nga nënstacioni Vallaç në mënyrë që furnizimi i konsumatorëve të jetë i plotë gjatë gjithë kohës.

KOSTT përgëzon gjithë stafin e KOSTT, të angazhuar në këtë aktivitet, që në mënyrë mjaft profesionale dhe në afat rekord kanë kryer punimet në kthimin e furnizimit të konsumatorëve në Mitrovicë. Njëherit KOSTT falënderon KEDS-in për bashkëpunimin e treguar profesional në kryerjen e punimeve. /Telegrafi/