LAJMI I FUNDIT:

I rikthehen kompetencat arsimore Komunës së Gostivarit

I rikthehen kompetencat arsimore Komunës së Gostivarit

Ingerencat në sferën e arsimit që ju morën kryetarit të Komunës së Gostivarit, i janë kthyer pushtetit lokal. Nga Komuna e Gostivarit thanë se do të shqyrtohen parregullsitë që janë bërë në ndërkohë.

“Ingerencat në pjesën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave pas nëntë muajve, përsëri janë në duart e Komunës së Gostivarit. Pas marrjes së ingerencave janë emëruar drejtorë të rinj nga Ministria e Arsimit, ndërsa në fillimin e vitit shkollor 2018/2019 një numri të mësuesve nuk u janë vazhduar kontratat, ndërsa i kanë përmbushur kushtet për punë. Në ndërkohë kemi marrë shumë ankesa dhe për shkak të kësaj kemi urdhëruar iniciativa për kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Inspektorati Shtetëror i Punës”, tha Aslijan Snopçe, nga Sektori për Arsim në Komunën e Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo shtoi se nga Inspektorati kanë marrë njoftim se kanë konstatuar parregullsi në punën e drejtorëve që janë emëruar nga Ministria e Arsimit.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë ndryshime në udhëheqësinë e institucioneve arsimore, ajo tha se në periudhën e ardhshme do të konsiderohen këto opsione, por nuk dha afate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori