Këmbëngulja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që të mos e pezullojë vendimin për taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, pavarësisht kërkesës për një pezullim të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ka krijuar situatë mjaft të tensionuar brenda partnerëve të koalicionit qeverisës në vend, por edhe të skenës politike në përgjithësi, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
SHBA-ja dhe BE-ja, kanë kërkuar pezullimin e taksës në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj, vazhdon të këmbëngulë për taksën ndaj mallrave serbe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është lider i partisë më të madhe brenda koalicionit qeverisës, Partisë Demokratike të Kosovës, është pajtuar për një pezullimin për 120 ditë të kësaj takse.
Njohësit e zhvillimeve politike, vlerësojnë se mospajtimet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, janë duke rrezikuar ekzistencën e këtij koalicioni. Por, megjithatë, ata përjashtojnë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme eventuale.
Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, vlerëson se situata e krijuar në koalicionin qeverisës, nuk mund të zgjatë.
“Kriza e madhe politike, në të cilën gjendet Kosova, nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Pra, nevojitet një zgjidhje e shpejtë, e cila mund të bëhet vetëm në dy mënyra. Pra, që kryeministri Haradinaj të heqë dorë nga taksa prej 100 për qind, ta pezullojë atë ose që të kemi një rikonfigurim të plotë të Qeverisë, një ndryshim të kryeministrit dhe një përfshirje të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Qeveri. Pra, vetëm këto dy mundësi janë aktualisht realiste”, tha Muhaxhiri.
Mendim të ngjashëm ka edhe analisti tjetër, Agon Maliqi.
Ai thotë që tashmë ekziston presion i madh ndërkombëtar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë brenda këtij viti. Në këtë pikë, zgjedhjet e parakohshme do ta komplikonin situatën dhe mund të sjellin paqartësi edhe më tej.
“Nëse Haradinaj nuk tërhiqet nga taksa, mendoj që gjasat më të mëdha janë që të ketë një rikonfigurim të Qeverisë, brenda konstelacionit të tanishëm të Kuvendit të Kosovës. Kështu i lexoj edhe deklaratat e fundit të LDK-së. Përderisa LDK-ja më herët më shumë bënte thirrje për zgjedhje, sikur është tërhequr pak prej asaj kërkese. Duket sikur po çon drejt krijimit mbase të një qeverie të re, e cila ende nuk dihet se a do të jetë LDK – PDK apo do të përfshijë edhe të tjerë. Por, ajo duhet ta ketë një lloj peshe më të madhe për të shtyrë përpara procesin shumë delikat që e kemi sivjet”, theksoi Maliqi.
Se rikonfigurimi i Qeverisë mund të jetë një opsion i mundshëm për të dalë nga situata e krijuar brenda koalicionit qeverisës, tashmë ekzistojnë sinjale që janë dërguar nga partitë politike, të pushtetit dhe opozitës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Analisti Muhaxhiri thekson se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka përmendur më parë opsionin e përfshirjes së partisë së tij në një Qeveri gjithëpërfshirëse, e cila do të ishte e rikonfiguruar dhe e ndryshuar krejtësisht.
“Është e pritshme që edhe me një presion të madh amerikan dhe nga BE-ja, LDK-ja të përfshihet në këtë moment në një Qeveri gjithpërfshirëse, sepse opsioni i zgjedhjeve të reja nuk është aq real, pasi që merr shumë kohë dhe nuk ka asnjë garanci që pas zgjedhjeve mund të kemi një Qeveri stabile, që do të formohej me shpejtësi”, u shpreh Muhaxhiri.
Ndërkaq, analisti Maliqi vlerëson se edhe nga partneri më i madh në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, janë dhënë sinjale se mund të shkohet drejt rikonfigurimit të Qeverisë.
“Prononcimi i (Kadri) Veselit se Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të shkojë kundër interesave të SHBA-së, është mesazh i qartë se PDK-ja nuk është e interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin në rast se Haradinaj nuk e ndryshon qëndrimin. I paqartë mbetet pozicioni i partnerëve të tjerë, në këtë rast i Nismës (Socialdemokrate), por edhe i Partisë Socialdemokrate (PSD), e cila nuk është në Qeveri, por është përfshirë në procesin e dialogut nga pozicioni i opozitës. Edhe këtë të dyja janë të rëndësishme në rast të një rikonfigurimi të madh, sepse vetëm PDK dhe LDK mbeten të pamjaftueshme për llojin e sfidave, të cilat i kemi përpara”, vlerësoi Maliqi.
Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, kishte vendosur taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy vendeve ndaj pavarësisë së Kosovës. Më pas, autoritetet e Serbisë patën theksuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk do të vazhdojë derisa vendimi për taksën të mos tërhiqet. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Familjarët refuzuan të merrnin trupin për ta varrosur, Prokuroria Elbasan: Personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre