Portali Israelnationalnews i televizionit “Arutz Sheva”, ka publikuar një shkrim të Agjencisë Franceze e Lajmeve AFP, në lidhje me rihapjen e Muzeut “Solomon” – të vetmit hebraik në Shqipëri, i cili u hap vitin e kaluar nga historiani i ndjerë Simon Vrusho. Kjo u bë falë investimit nga biznesmeni shqiptaro-francez, Gazmen Toska.
“Muzeu i vetëm i historisë hebraike të Shqipërisë u rihap në qytetin jugor të Beratit, të dielën, falë një biznesmeni që e shpëtoi atë nga pragu i mbylljes. Muzeu i vogël, Muzeu ‘Solomon’, i cili tregon historinë se si shqiptarët strehuan qindra hebrenj gjatë Holokaustit, ishte projekti pasionant i një profesori vendas, Simon Vrusho. Vrusho e hapi muzeun në vitin 2018 dhe e financoi atë me dhurime të vogla të lëna në një kuti nga dera dhe me pensionin e tij.
Kur 75-vjeçari vdiq në shkurt të këtij viti, e ardhmja e ekspozitës u la në harresë. Pasi lexoi një shkrim të AFP-së (Agjencia Franceze e Lajmeve) për fatin e tij të pasigurt, biznesmeni francezo-shqiptar, Gazmend Toska, vendosi të financojë muzeun dhe ta transferojë atë në një hapësirë më të madhe në qytet, ku shumë njerëz u mblodhën të dielën për hapjen e tij.
‘Ishte thellësisht prekëse të shihej mbulimi nga ana e AFP-së e këtij muzeu’, u tha Gazmend Toska të pranishmëve në këtë ceremoni. Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, e vlerësoi këtë si ‘një histori të bukur e rilindjes’ për muzeun që shpërblen përkushtimin e Vrushos.
Vrusho, vetë një i krishterë ortodoks, kaloi me vite të tëra duke mbledhur dokumente, foto dhe kujtime që dëshmojnë një komunitet hebre që arriti për herë të parë në Berat në shekullin e XVI-të nga Spanja. Në zemër të ekspozitës janë histori të shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë që fshehën hebrenjtë në shtëpitë e tyre gjatë Holokaustit – një kapitull i historisë që vetëm kohët e fundit është bërë më i njohur.
Falë veprimeve të tyre të heshtura të trimërisë, shteti ballkanik është i vetmi territor i okupuar nga nazistët, ku popullsia hebreje e të cilit u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga disa qindra para konfliktit në më shumë se 2000 më pas. Historia është një burim në rritje krenarie në Shqipëri, ku qeveria organizon aktivitete vjetore në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit dhe i kushton një ekspozitë historisë në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Por, muzeu i Vrushos ishte e vetmja qendër e pavarur kushtuar spastrimit të historisë hebraike në këtë cep të Evropës Juglindore.
‘Ky muze është një pemë kujtese e ujitur me dashurinë e të gjithë atyre që kanë kontribuar në mbijetesën e tij’, tha e veja e Vrushos, Angjelina, 65 vjeçe, e cila do të jetë drejtori i muzeut.
Në këtë ceremoni, historiani Yzedim Hima tha se muzeu modest ka një mesazh të veçantë për të përcjellë: ‘Jo mizoritë e një lufte, por dashurinë e njerëzve për njerëzit e tjerë’”. /Shqip/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit