LAJMI I FUNDIT:

Rihapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve të UP- së

Rihapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve të UP- së

Është mbajtur të mërkurën ceremonia përuruese e rifunksionalizimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare të Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me këtë rast tha se falë bashkëpunimit të mirë të Ministrisë së Arsimit me Komunën e Prishtinës, sot Qendra e Studentëve po kompleton shërbimet për studentët, ku përfitues të shërbimeve të kësaj Qendre do të jenë rreth 4 mijë studentë.


“Është jashtëzakonisht e dobishme për studentët sepse ata do të marrim shërbimet primare mjekësore në këtë Qendër. Ky është një kujdes që po tregojmë ndaj studentëve, në mënyrë që Kampusi i Qendrës së Studentëve të ofrojë të gjitha shërbimet për studentët. Me hapjen e kësaj qendre praktikisht ne po ofrojmë të gjitha shërbimet që duhen për një jetë të rehatshme studentore”, tha Bajrami, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti theksoi se, me gjithë faktin që Komuna e Prishtinës nuk është e obliguar që të ofrojë shërbime shëndetësore për banorët të cilët nuk janë banorë të kësaj komune, kërkesa e madhe e studentëve të cilët gjatë periudhës së studimeve jetojnë në Prishtinë, ka bërë që të funksionalizohet kjo Qendër moderne e Mjekësisë Familjare.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta tha se realizmi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për nevojat shëndetësore të studentëve.

Rifunksionalizmi i QMF-së në Qendrën e Studentëve është mbështetur nga MAShT dhe Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori