Këngëtarja amerikane Rihanna për herë të parë ka sjellë linjën e saj të gjigantit të veshjeve sportive Puma në Javën e Modës në New York.

Për NYT ajo ka thënë se, “Nuk mund ta përshkruaj se si ndihem për këtë çka ka ndodhur sonte”.

Bashkëpunimi me Rihannan e ka vendosur përsëri në qendër të vëmendjes PUMA-n, e cila në vitet e fundit ka mbetur nën hijen e rivalëve të saj Nike dhe Adidas. Në këtë mbrëmje të koleksionit të Rihannas ishin prezent edhe shuam yje të tjerë si Naomi Campbell, Chris Rock, Foxy Brown dhe Travis Scott.


Rihanna ka thënë se ky sukses me PUMA-n është arritur pasi e kanë lejuar të shprehet në mënyrën e saj.

“Ata më lejuan që të jem kreativ dhe të shprehem në çfarëdo mënyre që dua. Ata donin një ndryshim, unë vetëm duhej ta sjellja atë ndryshim”, ka thënë Rihanna, e cila para publikut u shfaq me një bluzë të madhe ngjyrë hiri me kapuç, dhe me këpucë me taka në formë atletesh.

Në prezantimin e koleksionit të Rihannas ishin edhe supermodelet Gigi dhe Bella Hadid.