Pas një pritjeje tetëvjeçare, Rihanna më në fund ka njoftuar një këngë të re.
Këngëtarja 37-vjeçare, e cila publikoi albumin e fundit Anti në vitin 2016, ndezi entuziazmin e fansave kur konfirmoi se kënga e saj e re, “Friend of Mine”, do të publikohej këtë të premte, shkruan DailyMail.
Por gëzimi i adhuruesve nuk zgjati shumë. Pasi u kuptua se kënga do të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit “Smurfs 2” dhe jo projekti i shumëpritur i albumit të saj të ardhshëm, zhgënjimi shpërtheu në rrjete sociale.
Një fans shkroi: “Të gjithë u entuziazmuan kur panë lajmin… pastaj panë që ishte për Smurfs”.
Një tjetër komentoi me zemërim: “S’më intereson një këngë për një film! Ku është R9?! Po më soset durimi!”
Dikush tjetër bëri një krahasim me këngën e saj nga Black Panther: “Shpresoj që kjo të mos më bëjë të qaj si ‘Lift Me Up’”.
Ndërkohë, një tjetër i tha troç: “Rihanna, mund ta kishe mbajtur këtë këngë për vete, njësoj si atë të Black Panther”.
Një fans i zhgënjyer shtoi: “Dua pak muzikë si ‘na na, what’s my name’, jo muzikë për Smurfs!”.
Sipas Billboard, “Friend of Mine” është një këngë dance me ndikime nga afrobeats, dhe është pjesë e kolonës zanore të animacionit të ri ku Rihanna i jep zërin Smurfette-it, ndërsa John Goodman luan rolin e Papa Smurf.
Në kastin e aktorëve përfshihen edhe Sandra Oh, James Corden dhe Nick Offerman.
Edhe pse është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky, Rihanna ka konfirmuar se shtatzënia nuk do të vonojë kthimin e saj muzikor.
Në një intervistë për Entertainment Tonight, kur u pyet nëse shtatzënia do ta “vë në pritje edhe më gjatë” albumin që fansat e quajnë R9, ajo u përgjigj me buzëqeshje: “Jo, ndoshta vetëm disa videoklipe. Mund të këndoj ende!”.
Megjithëse detajet për albumin e shumëpritur janë të pakta, Rihanna dha një shije të asaj që po përgatit gjatë një interviste për Harper’s BAZAAR në shkurt: “Kam qenë në studio gjatë gjithë këtyre tetë viteve. Por nuk ndjeja që ishte momenti. Isha në kërkim. Kam kaluar faza të ndryshme se çfarë doja të bëja. Një album i tillë, jo ai. Tani e di që nuk do të jetë asgjë që njerëzit presin”.
Ajo theksoi se albumi nuk do të jetë komercial, dhe nuk do të jetë i përshtatur për radio: “Do të jetë aty ku meriton të jetë arti im sot. Më në fund kam ndjerë që e kam gjetur drejtimin”.
Rihanna gjithashtu theksoi se albumi nuk ka një zhanër të përcaktuar: “Pas kaq shumë kohe larg muzikës, ndjeva që çdo gjë që do publikoj, duhet të ketë vlerë. Nuk mund të hedh diçka të zakonshme. Pas tetë vitesh pritje, më mirë pritni edhe pak më shumë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Aktorja e njohur çau hundën në setin e xhirimeve: Thirrën menjëherë një kirurg plastik
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Sarah Jessica Parker: Më linin pa fjalë komentet për pamjen time fizike

Edhe Rita Ora përfshihet në frymën e këngës “Si ai” - një mbështetje indirekte për suksesin viral të Taynës

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Fluturimet e heshtura”: Çfarë aeroplanësh po lëviz Amerika drejt Lindjes së Mesme?

Gjithçka ndodhi deri në ditën e gjashtë të sulmeve Iran-Izrael

"Paç fat": Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem të Iranit, pas refuzimit për t'u dorëzuar

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Liverpooli “çmendet” për Isakun – gati t’i japë 177 milionë euro Newcastlet