LAJMI I FUNDIT:

Rihanna qe një vit jeton në Londër në mënyrë sekrete

Rihanna qe një vit jeton në Londër në mënyrë sekrete
Rihanna (Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

Ylli botëror, Rihanna, së fundmi ka treguar se është duke jetuar në Londër qe një vit. Këngëtarja 31 vjeçare ka thënë se i pëlqen të shëtisë në kryeqytetin britaniksi e maskuar dhe deri më tani e ka menaxhuar mjaft mirë se si të qëndrojë larg syrit paparacive.

Ajo i ka thënë New York Times se i pëlqen të ecë e qetë nëpër qytet dhe mundohet të rrijë e panjohur.


Të gjitha lajmet nga Rihanna
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rihanna

Artistja me origjinë nga Barbadosi u zhvendos në Evropë për të qenë sa më afër ekipit të kreacioneve të saja, të cilat dizajnohen në Paris dhe prodhohen në Itali.

Rihanna (Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

Në këtë qytet, po ashtu, jeton edhe i dashuri i saj, Hassan Jameel, me të cilin është në lidhje tash e një kohë.

Ndryshe, Riri do të rikthehet me album të ri pas një kohe të gjatë dhe ky album është i zhanrit ‘reggae’, edhe pse nuk dihet se kur do të lansohet apo çfarë titulli do t’i vë. /Telegrafi/