Rihanna: Ia vlen ta pritni albumin tim (Video)

Një nga këngëtaret më të pëlqyera të viteve të fundit, Rihanna, ka dhënë detaje për albumin e saj të ri, të cilin e quan “shpirtëror”.
Krijuesja e hitit “Diamonds” ka thënë për MTV se dëshiron të krijojë një album, këngët e të cilit mund t’i performojë edhe pas 15 vitesh.
“Kam bërë shumë këngë të cilat janë me të vërtetë këngë të mëdha… Ato thjeshtë janë shpërthyese”, ka sqaruar Rihanna, transmeton koha.net.
“Jo se nuk ishin muzika reale, por unë thjeshtë kam pasur dëshirë të fokusohem në gjërat që ndjehen realisht, që ndjehen me shpirt, që ndjehen përgjithmonë”.
“Doja këngë të cilat mund t’i performoj edhe pas 15 vitesh. Doja një album të cilin mund ta performoj pas 15 vitesh, jo këngë që mund të ‘digjen’ apo të harrohen”, ka shtuar këngëtarja.
“Tash kam kuptuar se kur dal në skenë, nuk dua të performoj shumë këngë të miat, sepse nuk i ndjej ato këngë. Dua të bëj këngë të cilat janë të përjetshme”, ka pohuar 27-vjeçarja. /Telegrafi/




















































