LAJMI I FUNDIT:

Rifreskimi i enterierit këtë pranverë: Fokusohuni tek detajet!

Rifreskimi i enterierit këtë pranverë: Fokusohuni tek detajet!

Së bashku me gardërobën, ndërrimi i sezoneve për disa sjell edhe ndryshime në ambientet e shtëpisë

Kërkojmë përshtatje të enterierit me atmosferën e klimës, kështu pranvera sjell detaje ndryshe nga zymtësia e dimrit.


Si ta ndryshoni shtëpinë këtë sezon?

Duhet fillimisht të fokusoheni tek ngjyrat.

Largimi nga grija apo kafja e errët është hapi i parë drejt një zgjedhje të zgjuar.

Ndriçimi është një faktor kyç për sjelljen e pranverës në shtëpi, e këtu nuk po flasim për abazhurët, por për dritën natyrale. Nga ana tjetër, duhet të mendoni të luani me detajet, si për shembull: kombinimin e ngjyrës së jastëkëve.

Këto dhe shumë të tjera do t’ju ndihmojnë të ndryshoni shumëçka, me vetëm pak mundim.

Ja se çfarë duhet të bëni!

Mos përdorni bordura apo korniza të trasha

Përpiquni të eliminoni perdet në dhomat e ndenjes

Kombinoni ngjyrat e ndezura të jastëkëve

Shtoni shtresa apo të tjera detaje me natyrë reflektuese

Përdorni bezhë ose të bardhë për dhomat e gjumit

Vendosni letër murale me lule

Përdorni bimët si dekor

Kaq kreative! Si të dekoroni vetë murin pa shumë mundim
Lexo po ashtu Kaq kreative! Si të dekoroni vetë murin pa shumë mundim