LAJMI I FUNDIT:

Ridvan Tahiri, heroi i personave të zhdukur

Ridvan Tahiri, heroi i personave të zhdukur

Frikë, ankth, shpresë e ndonjëherë edhe dhimbje por edhe ndjenja gëzimi që fjalët si shprehin dot. Janë këto emocione të përziera që tashmë i janë bërë pjesë e jetës. Emocione që e kanë bërë atë të fortë, por edhe të dobët njëkohësisht. Atë që mision e ka shpëtimin e jetëve. Atë që po quhet edhe hero i personave të humbur.

Është ky ish-luftëtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, i cili, me grupin e tij të vullnetarëve, është kthyer në një fije shprese për të gjithë ata persona, të cilët po humbin në rrethana të panjohura.


“Na e kemi faqen e vullnetarëve në rrejte sociale në Facebook. Grupi jonë, sidomos dy prej grupit janë gjithmonë aktiv, I përcjellin mesazhet apo lajmet. Na gjejnë shumë lehtë, por nuk dmth që në momentin që na shkruajnë ne intervenojmë. Ne si grup I kemi disa rregulla, ku I marrim disa informacione të sakta prej familjarëve ose njerëzve të cilët na i kanë dërguar ato informacione. Si grup e analizojmë rastin dhe vendosim se a të veprojmë apo jo. Ka raste që jon me ndjeshmëri dhe nuk kemi dëshirë të ju përzihemi organeve të rendit, hetuesve policor kështu që e lojmë atë rast, nuk është për neve dhe vazhdojmë jetën si zakonisht. Por nëse është rast i ndjeshëm, sidomos kur ka të bëjë me fëmijë ose pleq, grupohemi dhe vendosim të intervenojmë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se si grup i vullnetarëve, posaçërisht grupi i kërkim shpëtimit në secilin qytet kanë edhe koordinator.

“Në rast veprimi e lojm një pike takimi se ku të takohem se jetojmë secili nëpër lloj lloj qyteti të Kosovës. Po nëse ndodh ndonjë rast psh në Prishtinë, i thërrasë të gjithë të vijnë në Prishtinë, të bëjmë plane të veprimit. Po në rast se dojmë me i zgjerua kërkimet, atëherë kthehet secili në qytet të vetin, e krijon grupin e vullnetarëve dhe fillon në qytet të vetin kërkimin”, u shpreh Tahiri.

Sicili rast i kërkimit, ngërthen në vete misterin e tij. Pavarësisht vështirësive, shpresa është ajo që i mban të motivuar për të mos u ndalur. Por, ndonjëherë, edhe më e keqja është e paevitueshme, pavarësisht se është e rëndë për t’u pranuar.

“Kur e marrim një operacion kërkimi, kem qef me gjetë të gjallë. Edhe bazohem që do ta gjejmë të gjallë. Është ajo që na jep ma së shumti vullnet, se duhet të mendojmë që do ta gjejmë të gjallë. Ka pas shumë raste kur i kemi gjetë të gjallë. Është jashtëzakonisht gëzim I madh edhe për neve si grup edhe për familjen dhe të gjithë ata që kanë shërbyer gjatë kërkimit. Me gjetë person të vdekur, është dëshpërim jashtëzakonisht i madh. Po të flas për dy raste, një në Prishtinë, një i moshuar kur është gjetë nga një qytetar pas një muaji kërkim. Është gjetur i vdekur. Na e kanë kumtuar lajmin familjarët që është gjetë i vdekur. Kemi vendosë me shku në varrim me respektu familjen. Ka qenë rast dëshpërues. Na familjarizohemi me rastin. Tash është rasti tjetër në Kaçanik. Pak pa ju fut kërkimit ai vetëm u gjet i vdekur. Ka qenë rast i dhimbshëm”, tha ai.

Përkundër faktit që do të ishte më e lehtë nëse s’do ta bënte emocionin pjesë të punës së tij, ai nuk mundet e të mos lidhet emocionalisht me pothuajse të gjitha kërkimet që i bën. Por, cilat janë dy raste, që do t’i veçonte Ridvani? Çka e ka gëzuar tej mase, e çka i ka mbetë pikë?!

“Të gjitha rastet janë të veçanta kur janë gjetë të gjallë. Është gëzim jashtëzakonisht i madh si për neve si për familjarët. Por rasti që ja vlen me kon pak ma i veçantë ka qenë rasti i Tianit nga Malisheva kur është gjetë nga një vullnetar i fshatit, z. Kryeziu. Mbjen me përmend shpesh. Është rast që nuk mundem me harru kurrë. Një fmi, ne shumica jemi prind dhe e dime dhimbjen çka është me të hup fmija prej shtëpisë. Ka qenë rast që kur jemi mobilizuar atë natë, nuk kom mendu as me lyp leje prej policisë për me ju fut veprimit. Kur I kom marrë të dhënat e fmisë dhe mkanë thanë që është mosha dy vjeçare, sinqerisht smë ka interesu me pyt kërkon hiç. Ju kemi futë malit sa ma shpejtë, për arsye se në mal kishte kafshë të egra. Qëllimi jonë ka qenë gjithë natën të patrullojmë në mal, që nëse ka kafshë ti trembim. Në atë operacion kanë marrë pjesë shumë vullnetarë. Ka pasë edhe njerëz të fshatit që sna kanë lon vet. Kanë qenë zjarrfikësit e Malishevës, policia, ushtria e vendit. Momentin kur të kyçet ushtria, ne jemi në komandë të saj, nuk veprojmë kryenveti mo. Jemi argatë të ushtrisë. Kur është gjetë i gjallë Tiani, gzim ma të madh skam pasë kurrë në jetë”, u shpreh Tahiri.

Ai tregoi edhe për një rast për të cilin ka pritur që të mbledh informacione.

“Është rasti i të ndjerit, Hesat Rrahmani, ku kom prit me mbledh informacione. Edhe normal, i kemi disa rregulla tona që nuk kërkojmë persona në rast se nuk kanë probleme psiqike apo mendore. Po në rastin e Hesetit kam qenë 100% i sigurt që ka ndodhë ndonjë aksident sipas përshkrimit të familjes qysh ma tregojshin… Me veturë, në ora kaq… nuk ka mrri minutazha prej Elez Hanit dhe Kaçanik, prej anej nuk e ka pa kërkush .. 100% kom qenë i sigurt që ka ndodhë naj aksident po prap nuk mujsha me shpreh. Kom komuniku me ni polic që e ka pasë rastin. Aj më ka rekomandu me fol me një person pak ma të largtë. Po knej i kom thane grupit me nejt në gjendje gatishmërie. Me të thon të drejtën, si tmë jepte leje policia e kom pas njet vetëm në lumenjë të kërkojë. Pas gjysë ore e kom kuptu që osht gjetë i vdekur. Mka metë pikë në zemër. Sinqerisht, pse skom vepru qysh natën e parë”, tha Tahiri.
Përpos trimërisë dhe punës jashtëzakonisht humane, Ridvani nuk ndalet me kaq. Ai angazhohet të ndihmojë edhe në mënyra të tjera. Së fundmi, me mbështetje të mërgatës, kanë ndarë ndihma për SOS Fshatrat e Fëmijëve. /RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori