LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta anti-korrupison e paraqitur nga Rama, reagon delegacioni i BE

Rezoluta anti-korrupison e paraqitur nga Rama, reagon delegacioni i BE

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pozitivisht në lidhje me rezolutën e fundit anti-korrupsion të paraqitur nga Kryeministri Edi Rama.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri mirëpret dhe mbështet çdo nismë të qeverisë që sjell përparim në fushën e reformave për shtetin e të drejtës,” u shpreh përfaqësuesi i delegacionit.

Për më tepër, delegacioni theksoi rëndësinë e moscenimit të progresit të reformave të deritanishme, duke u fokusuar në parimin e pakthyeshmërisë të reformës në drejtësi të ndërmarrë në vitin 2016.

Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit e BE-së potencojnë se reformat dhe avancimet në shtetin e së drejtës, qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit duhet të ndërtohen mbi arritjet e mëparshme dhe të ndjekin parimet kushtetuese të kontrollit dhe balancimit të pushtetit.

“Në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për të ecur përpara në procesin integrues, çdo hap i ri duhet të jetë në linjë me kritere dhe rekomandimet e BE-së,” vazhdoi deklarata.

“Është thelbësore që çdo veprim të zhvillohet në mënyrë koherente me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit.”

Sipas delegacionit të BE-së, është jetike që propozimi i ri parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent dhe të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake. Gjithashtu theksohet se konsultimi i gjithanshëm me institucionet shtetërore, palët e interesuara dhe shoqërinë civile është fundamental për suksesin e këtyre reformave.

Në fund, delegacioni i BE-së përkujton angazhimin e unionit për të ofruar ndihmë të vazhdueshme Shqipërisë në përmirësimin e qeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Unioni është i gatshëm të rrisë mbështetjen e tij sipas nevojës në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Kalo në kategori