LAJMI I FUNDIT:

“Rezistoi ndaj grabitësve, ka gjasë që u ngatërrua me rripin e sigurisë”, vjehrri i Liridone Ademaj – Murseli jep detaje për ngjarjen

“Rezistoi ndaj grabitësve, ka gjasë që u ngatërrua me rripin e sigurisë”, vjehrri i Liridone Ademaj – Murseli jep detaje për ngjarjen

Shaban Murseli, vjehrri i të ndjerës, Liridone Ademaj – Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitës më 29 nëntor, ka thënë se po bëhen shumë thashetheme mbi vrasjen e saj.

Murseli në varrimin e të ndjerës u deklarua për media, ku tha se nusja ka shumë gjasë që është ngatërruar me rripin e sigurisë, derisa ishin duke tentuar të ikin, transmeton Telegrafi.


“Ka thashetheme, por version më i saktë është se ka rezistuar. Kishin blerë shtëpi në Prishtinë, ishin duke rregulluar shtëpinë për të hyrë. I kanë plaçkitur, kanë marrë telefonat, ari, ende nuk i kam parë nipat. Versioni i tij (Naimit)  është se i ka gjuajtur fëmijët prej kerri, edhe në gjuhën suedeze i ka thënë ik, siç duket është ngatërruar nusja me rripin e sigurisë”, tha ai.

Tutje, ai tha se “është e është e tmerrshme të manipulohet më keto gjëra, unë e di sa shumë e ka dashtë Naimi atë”.

I jepet lamtumira e fundit 30-vjeçares që dyshohet se u vra nga grabitësit në Prishtinë
Lexo po ashtu I jepet lamtumira e fundit 30-vjeçares që dyshohet se u vra nga grabitësit në Prishtinë

Ndryshe sot në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit, Liridone Ademaj – Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitësit në Prishtinë.

Në varrim kanë marrë pjesë familjarët e të ndjerës dhe një numër i madh i qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës kishte konfirmuar se më 29 nëntor, rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një grua ka mbetur e vrarë.

Prokuroria vazhdon hetimet lidhur me rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori