LAJMI I FUNDIT:

Rezidenca në Skoci që dikur ishte një burg është në treg për 3.3 milionë dollarë – një vështrim brenda saj, pasi është rinovuar (Foto)

Rezidenca në Skoci që dikur ishte një burg është në treg për 3.3 milionë dollarë – një vështrim brenda saj, pasi është rinovuar (Foto)

Dikur ishte një burg, por tani të lë pa fjalë. Bëhet fjalë për shtëpinë Penninghame në Skoci e cila tanimë është vënë në treg, me një çmim për 3.3 milionë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së bashku me arkitekturën e saj dhe artin antik, kjo rezidencë ka një histori interesante: Ajo dikur ishte një burg.

Foto: Knight Frank

Sipas një raporti të BBC News, burgu u mbyll në vitin 2000 për shkak të shkurtimeve buxhetore.

Shtëpia dikur burg strehoi deri në 95 të burgosur afër fundit të dënimeve të tyre dhe ofroi rreth 50 vende pune për komunitetin lokal.

Foto: Knight Frank

Sipas agjencisë së pasurive Knight Frank, Shërbimi i Burgjeve Skoceze shiti pronën tek pronarët e saj aktual në vitin 2000.

Foto: Knight Frank

Pronarët e tanishëm pastaj kaluan pesë vjet në rinovimin e pronës – e cila përfshin rreth 100 hektarë – dhe vetë burgu në një shtëpi me 13 dhoma gjumi me pamje që të lë pa frymë.

Foto: Knight Frank

Fasada e rezidencës daton që nga viti 1869, ndërkohë që pjesa e zyrave dhe e ngrënies vlerësohet të jenë ndërtuar rreth vitit 1700.

Foto: Knight Frank

Prona gjithashtu përfshin pesë shtëpi të tjera, objekte të kuajve, kopshte dhe toka bujqësore. Ajo mund të shitet si një e tërë ose në pesë-pjesë. /Telegrafi/

Foto: Knight Frank
Foto: Knight Frank
Foto: Knight Frank
Foto: Knight Frank
Foto: Knight Frank
Foto: Knight Frank
Foto: Knight Frank

Në trend Fun

Më shumë
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Çakalli zbret në mes të Tiranës, kapet në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Çakalli zbret në mes të Tiranës, kapet në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Fun
Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Kalo në kategori