Ndonëse Kosova gjatë këtij viti nuk është përballur me ndonjë fatkeqësi natyre, fondi buxhetor i ndarë për këtë qëllim tashmë ka filluar të shpenzohet. Nga 4.8 milionë euro sa janë ndarë në buxhetin e Kosovës për rezerva shtetërore, Qeveria e Kosovës për tremujorin e parë të këtij viti ka shpenzuar rreth dy milionë euro.
Shpenzimet përfshijnë çështje që nuk kanë të bëjnë kryekëput me qëllimin për çka është i destinuar ky fond buxhetor.
Nga 4.8 milionë eurot e rezervave shtetërore, Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për realizimin e aktiviteteve të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 300 mijë euro për Delegacionin shtetëror të Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, 143 mijë euro mbështetje për ekipin olimpik të Xhudos “Ippon” në Pejë dhe 112 mijë euro për rregullimin e këndit të fëmijëve dhe Parkut të Paqes në Preshevë.
Po ashtu, janë ndarë 115 mijë euro për punën e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, pastaj 171 mijë euro për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për vitin 2019 prokurorëve specialë, kurse për themelimin e Qendrës Përkujtimore në Bllacë – 100 mijë euro.
Vlerat tjera më të vogla se 100 mijë euro janë ndarë për Klubin e Prodhueseve, për renovim të shkollave, për mbulimin e shpenzimeve për shërim jashtë vendit, për Epopenë e UÇK-së në Dukagjin e të tjera, thuhet në Raportin tremujor financiar të Ministrisë së Financave.
Në bazë të ligjit, shpenzimet e paparashikuara apo rezervat shtetërore mund të shpenzohen vetëm në raste urgjente dhe të paparashikuara.
Organizatat përkatëse buxhetore mund të aplikojnë në Ministri për fonde shtesë, por që në aplikacion duhet të shpjegojnë arsyen pse këto fonde nuk kanë mundur të parashikohen.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se vendimet e tilla të Qeverisë për shpenzimin e mjeteve në destinim tjetër nga ajo që e përcakton ligji, është mungesë e kulturës së menaxhimit të mjeteve buxhetore.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se të gjitha këto aktivitete, për të cilat janë ndarë mjetet nga rezervat buxhetore, ka pasur mundësi të parashikohen më herët dhe të hyjnë në kuadër të linjave tjera buxhetore.
“Kjo mënyrë e shpenzimit të rezervave buxhetore është një keqpërdorim i ligjit dhe në fund të fundit krijon huti të tatim-paguesve se si shpenzohen këto mjete. Edhe përgjegjësit që kanë arritur t’i marrin këto mjete, duhet të jenë transparentë dhe të japin përgjegjësi se si janë shpenzuar këto mjete të ndara nga rezervat e shtetit”, thekson Bektashi.
Edhe Ismail Kastrati, ekspert për çështje ekonomike, thotë se shpenzimi i këtyre mjeteve është shpërdorim i mjeteve publike.
“Disiplina buxhetore mungon në Qeverinë e Kosovës dhe shpenzimet disi kanë më tepër qëllim të shpërdorimit se sa të prioriteteve. Ndërkaq, në rast nevoje, Qeveria, Kuvendi i Kosovës, nuk ka mundësi që të bëjë planifikim të buxhetit, pasi me vështirësi është miratuar buxheti i këtij viti”, thotë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.
Allen Meta, hulumtues i projekteve në organizatën Demokracia për Zhvillim (D4D), thotë për Radion Evropa e Lirë, se duke marrë parasysh arsyet e ndarjes së këtyre mjeteve, vetëm për rastet urgjente dhe të paparashikuara, Qeveria e Kosovës në mënyrë të gabuar ka shpenzuar këto mjete.
Ai, madje, thotë se nëse në Kosovë ndodh ndonjë fatkeqësi eventuale, do të jetë e vështirë të tejkalohet situata në mungesë të rezervave shtetërore.
“Sipas ligjit, rezervat nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë. Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe kjo mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën në momentin që mund të përballemi me ndonjë fatkeqësi natyrore, e për të cilat realisht këto fonde janë të destinuara”, shprehet Meta.
Për shpenzimin e mjeteve të rezervave buxhetore, Kuvendi i Kosovës në muajin mars ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga deputetët e partive opozitare.
Përderisa deputetë të opozitës thanë se Qeveria e Kosovës me këto vendime nuk e ka respektuar ligjin përkatës, deputetë nga partitë në pushtet kanë thënë se mjetet nga rezervat shtetërore janë shpenzuar duke u bazuar në ligj. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi