Ndryshimet e bëra nga ana e Qeverisë së Kosovës në politikat fiskale, shihen me dyshime rreth efekteve të tyre për qytetarët. Këto ndryshime sipas ekspertëve më shumë janë në dobi të bizneseve sesa të qytetarëve.
Ibrahim Rexhepi ka thënë se lista masave është e gjatë dhe ka të bëjë më shumë me forcimin e pozitës së biznesit dhe përmirësimin e ambientit për biznes.
“Lista e masave është e gjerë dhe është në dobi të biznesit. Ndërkaq, asnjëra prej tyre nuk reflekton në mënyrë të drejtpërdrejtë te qytetarët-konsumatorë. Mirëpo, ai mund të vërejë efektet nëse këto masa do të nxisin zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, përkatësisht hapjen e vendeve të reja të punës dhe ngritjen e mirëqenies sociale”, ka thënë Ibrahim Rexhepi, këshilltar për ekonomi i presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli.
Por ai paralajmëron se një numër i madh i masave të Pakos Fiskale 2.0 do të kenë implikime buxhetore.
“Implikimet, nuk do të jenë aq të mëdha sa të rrezikojnë me jostablitet buxhetor. Madje, nuk duhet pasur frikë se arka e shtetit do të mbetet pa para, meqenëse heqja e taksës doganore nga lënda e parë duhet të ndikoj në rritjen e prodhimit të brendshëm dhe kjo nënkupton edhe pagesa më të larta për buxhet. Më e mira do të ishte që importet – si lënda e parë dhe pajisjet të lirohen tërësisht nga pagesat në kufi, ndërsa ato të paguhen në momentin kur krijohet vlera, apo kur një mall i caktuar del në treg. Kjo do të lehtësonte shumë të bërit biznes dhe nxitë investimet”, tha ai për Telegrafin.
Ndërkaq, Muharrem Shahini nga Ministria e Financave ka thënë se gjatë hartimit të pakos së re fiskale, kanë pasur për qëllim lehtësimin e punës së bizneseve.
“Pako Fiskale 2.0 është dizajnuar me qëllim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes dhe fuqizimit të sektorit privat në Kosovë. Fokusi kryesor i kësaj pako është fuqizimi prodhimtarisë vendore, me qëllim që produktet vendore të jenë çdoherë konkurrente me produktet e bizneseve nga vendet e rajonit dhe më gjerë”, ka thënë ai.
Shahini e ka pranuar se Implementimi i masave të Pakos Fiskale 2.0 do të ketë implikime buxhetore. “Afati kohor i implementimit të këtyre masave është paraparë në kohën kur edhe kostoja buxhetore mund të jetë e përballueshme. Gjithsesi, implementimi i këtyre masave do të qojë në aktivitet të shtuar ekonomik, që më pas do të rezultojë me efekte pozitive për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë për Telegrafin Muharrem Shahini.
Ndryshe Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar pakon e re fiskale 2.0. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'