LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Selimi i thotë kryeministrit Hoti: Me një udhëtim ju e zhbëtë kufirin

Rexhep Selimi i thotë kryeministrit Hoti: Me një udhëtim ju e zhbëtë kufirin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i treguar i ashpër në kritikat e tij kundër kryeministrit Avdullah Hoti, për takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizim të raporteve ekonomike.

Ai gjatë seancës plenare ku po mbahet interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti, tha se ky i fundit me një udhëtim në Uashington e zhbëri kufirin, tentoi të ndajë Liqenin e Ujmanit dhe i hapi rrugë hyrjes së Kosovës në nismën e mini-Shëngenit, të cilën më herët ai personalisht e kishte kundërshtuar.


Selimi tha se arsye e rrëzimit të Qeverisë Kurti është se ajo i vuri reciprocitet Serbisë.

“Meqë e përmende Kurtin, po ju u bëtë bashkë me PDK bashkë edhe me AAK-në e me Nismën e me Listën Serbe, por ju nuk e rrëzuat Kurtin për arsye se duhet të rrëzoni një qeveri, por për shkak se ajo qeveri vuri reciprocitet ndaj Serbisë e më qëllim ishte heqja e reciprocitetit përmes rrëzimit sesa rrëzimi i Qeverisë. Po ashtu, ai ka bërë shumë mirë që nuk ka pranuar me marrë këtë ndërmarrje që ju e morët përsipër, që shpresoj të mos e realizoni, sepse vetëm me një udhëtim ju atje u munduat dhe e zhbëtë kufirin, atje tentuat ta ndani Ujmanin, atje i hapët rrugë atij që e quani mini-Shëngen e është zonë e Novi Sadit. Prandaj, puna më e mirë që do të bënit është mos shkoni më, sepse paramendoni me një ‘të rame’ çka i sollët Kosovës”, tha ai, transmeton KP.

Selimi ka kritikuar qeverinë edhe sa i përket çështjes së të pagjeturve, që tha se i ka barazuar me të zhvendosurit.

“Nëse asnjërit, atëherë pranojeni ardhjen e kësaj ideje. Në Uashington hoqët dorë nga pika 10 dhe i barazuat të pagjeturit me të zhvendosurit, paramendojeni çka sillni nga Brukseli ju. Të pagjeturit janë plaga që kullon nga lufta, këtë plagë e lënduat me barazimin. Këtu premtoni që po shkoni për njohje e në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian premtoni ‘Zajednicën’. Në cilin rast duhet t’ju besojmë?”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori