LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Selimi: Nuk jam milioner

Rexhep Selimi: Nuk jam milioner

Lëvizja Vetëvendosja ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me dokumentarin e përgatitur nga mediat ‘Shtabi i milionerëve’.

Në këtë dokumentar të përgatitur nga  Express dhe Klan Kosova është publikuar pasuria edhe e Rexhep Selimit dhe të familjes së tij.

Deputeti Selimi, i cili ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së tha se ky dokumentar duket se është bërë enkas për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje .

Selimi tha se e ka deklaruar gjithë kohën pasurinë, ndërkohë që tregoi se ka pasuri rreth 140 mijë euro dhe se nuk është milioner.

Rexhep Selimi tha se nuk ka asnjë biznes ndryshe nga se çka ka deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion.

Sipas tij, prapa kësaj çka është publikuar qëndron pushteti dhe dora e fshehtë e tij. /KP/