LAJMI I FUNDIT:

Hetem Ramadani arrin t’ia shërojë kancerin gruas nga Lipjani vetëm me ushqim bio (Video)

Hetem Ramadani arrin t’ia shërojë kancerin gruas nga Lipjani vetëm me ushqim bio (Video)

Më nuk ka dyshime – gjithçka në këtë botë është e mundur, madje edhe shërimi i kancerit, i cili për një kohë të gjatë është menduar se nuk shërohet, të paktën jo pa terapi të shtrenjta e të mundimshme.

Hetem Ramadani vazhdon t’i befasojë të gjithë me sukseset e tij në botën e mjekësisë, shkruan Telegrafi.


Thënë më thjesht, ai diabetin e ka shndërruar në grip – në diçka që e trajton brenda pak ditëve pa ndihmën e ilaçeve farmaceutike apo insulinës – ndërsa tani ka filluar t’i trajtojë dhe shërojë suksesshëm edhe rastet me kancer, sklerozë multiple, sëmundje kardiovaskulare, etj.

Rasti i fundit është ai i Ganimete Bajramit nga Lipjani, e cila ishte diagnostikuar me kancer të gjirit vitin e kaluar, dhe prej atëherë ishte përballur me shumë sfida.

Fillimisht mjekët në Kosovë i kishin thënë se nuk do të jetojë më shumë se 24 orë pasi që kanceri ia ka kapluar tërë trupin, pastaj për disa muaj i ishte nënshtruar procesit të kimioterapisë në Turqi.

Nuk ju nevojiten ilaçet: Historitë e katër të sëmurëve me diabet, të cilëve Hetem Ramadani ua ktheu shpresën për jetë (Video)
Lexo po ashtu Nuk ju nevojiten ilaçet: Historitë e katër të sëmurëve me diabet, të cilëve Hetem Ramadani ua ktheu shpresën për jetë (Video)

Këto terapi atë vetëm sa e kishin munduar, ku ajo vet tregon se kishte qenë aq e ligë saqë nuk kishte mundur ta mbante në duar asnjë gotë, e lëre më të ecte apo të kryente ndonjë aktivitet tjetër fizik.

Fati i saj kishte qenë të takohej me Hetemin, dhe prej atij momenti jeta e saj kishte marrë një kthesë tjetër – kthesën e shpresës!

Hetem Ramadani hap zyrën qendrore – ky është kontakti për të caktuar termin falas
Lexo po ashtu Hetem Ramadani hap zyrën qendrore – ky është kontakti për të caktuar termin falas

Ajo në intervistën për Telegrafin ka treguar se menjëherë pasi kishte filluar me recepturën të cilën ia kishte caktuar  Hetemi, kishte filluar t’i vërente ndryshimet pozitive.

“Kur i kam bo analizat e kancerit, më kanë dalë perfekt. Edhe s’kam mundur të besoj se kaq shpejt do ta marr veten, të shërohem, të eci”, ka thënë ajo.

Sot ajo i kryen të gjitha aktivitetet me të njëjtën energji dhe forcë që e kishte pasur para diagnostikimit me kancer, ndërkaq tërë këtë ndryshim thotë se e ka falë Hetem Ramadanit.

Përndryshe Hetem Ramadani, 66 vjeçari i cili ka studiuar toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike, etj., pohon se nuk ka sëmundje të pashërueshme dhe se burimi i të gjitha sëmundjeve janë kequshqyerja, mungesa e aktivitetit fizik dhe ilaçet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori